SISTEME DYER DHE DRITARE
Përparësite që sjellin produktet LIDERPLAST janë e ardhmja që pasqyrohen në: zona të mëdha me xham, dizajn elegant, izolim nga zhurma, izolim termik të temperaturës dhe siguri të jashtëzakonshme. Këto dritare plotësojnë të gjitha kërkesat, si sot ashtu edhe në të ardhmen.
Dritaret standarde te plastikes kanë këto karakteristika të përgjithshme:
- -Izolimi termik - UW - prej 0.9 deri 1.6 W/m2K;
- -Izolimi i zhurmës - 31 deri 41 dB;
- -Faktori diellor - 49% deri 62%
- -Aksesor me mundësi hapje në dy pozicione
- -Doreza sigurie Hoppe Secustik
Ekipi jonë i specializuar është gjithmonë i gatshëm t'ju ndihmojë me ide për formën, madhësinë dhe stilin e dritareve apo dyerve tuaja. Përveç anës estetike, profilet e PVC-së ndikojnë edhe në ruajtjen e temperaturës të brendshme, izolimin e zhurmave dhe mbrojtje nga jashtë. Më shumë detaje krahasuese rreth karateristikave termike të profileve në varësi nga gjerësia dhe struktura e profilit mund të gjeni në tabelën këtu.
Është me rëndësi të dihet se aftësia e izolimit termik dhe i zhurmës, varet edhe nga xhami i cili shoqërohet bashkë me profilin e PVC-së. Më shumë detaje për llojet e xhamave gjeni këtu
LIDERPLAST ofron produkte me standarde Europiane të cilat punohen me mjeshtëri dhe kujdes nga ekipi jonë. Duke u bazuar në cilësinë e produkteve dhe punës tonë, ne japim garanci për çdo punë që bëjmë.
Në tablën më poshtë gjeni karakteristikat kryesore për profilet PVC që posedojmë:
Materiali: | Profil 70mm | Profil 80mm | Profil 90mm |
---|---|---|---|
Izolimi termik | UW=1.3 - 0.95 W/m2K | UW=1.2 - 0.9 W/m2K | UW=0.95 - 0.8 W/m2K |
Izolimi i zhurmes | 34 dB - 44 dB | 34 dB - 44 dB | 34 dB - 46 dB |
Ngjyra | Sipas zgjedhjes | Sipas zgjedhjes | Sipas zgjedhjes |
Temperatura e zbutjes | 81°C | 81°C | 81°C |