Materialet ndërtuese të cilat ulin shpenzimet e ngrohjes dhe ftohjes janë tashme një trend. Për të konsumuar dhe shpenzuar sa më pak energji mes tjerash ju nevojiten: dritare të cilat e mundësojne këtë. Dritaret janë ata që mundësojne ajrin të del jasht ambientit ku jetojmë. Vendbanimet me dritare të vjetra harxhojnë 40% më shumë energji për të ngrohur ambientin. Investimi në dritare që kontribojnë në ruajtjen e temperaturës të ambientit, ju ndihmon ti shmangeni shpenzimeve të larta si pasojë e konsumit të energjisë. Me kombinimin e profileve plastike dhe xhamave nga LIDERPLAST ju mund të arini nivele të ndryshme izolimi dhe të përmisoni cilësinë e jetës tuaj.
Më shumë >Si rezultat i shtimit të mjeteve automobistike, një faktor që rrit stresin e jetës së përditshme është ZHURMA. Profilet e PVC-së në kombinim me xhamin ju mundësojnë të jetoni në qetësi ditët tuaja. Nëse jeni lodhur nga zhurmat e përditëshme të cilat depërtojnë nëpër muret tuaja, dritaret me aftësi izoluese të zërit deri në 40db, apo ato me xham të kombinuar deri 50db janë zgjedhje e duhur. Ky është avantazhi më i madh i profileve LIDERPLAST PVC. Profilet e dritareve PVC-U me mbrojtje të lartë zhurme kanë një peshë të madhe që duhet të përballohet nga struktura e kornizës së dritareve. Instalimi korrekt kërkon vetitë statike adekuate, stabilitetin dhe forcën tërheqëse.
Më shumë >Ekuilibri i përsosur ndërmjet kursimit të energjisë dhe furnizimin me ajër të pastër mundëson klimë të shëndetshme shtëpie. Kjo mund të arihet me dritare moderne dhe sisteme të integruara ose të veçuara të ventilimit - të akorduara saktësisht me strukturën e shtëpisë tuaj. Këto ju lejojnë të largoni rrezikun e mykut. Nëse nuk ka defekte strukturore ose dëmtime nga lagështia në ambientin tuaj, poret në ajër nuk mund të vendosen në vende me lagështirë. Prandaj, temperatura e duhur e dhomës dhe furnizimi adekuat i ajrit të freskët janë të mjaftueshme për të reduktuar lagështinë e ajrit të mbetur. Ju nevojitet vetëm konsultimi me ekspertin tonë, për të gjetur kombinimin e duhur të dritareve në ambintin tuaj.
Profilet e dritareve LIDERPLAST PVC plotësojnë të gjitha pritshmëritë përsa i perket qëndrueshmërise në kohë i cili është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm për ne dhe klientët tanë. Duke qenë se ndodhemi në afërsi të detit, është e rëndësishme të dihet se dritaret e LIDERPLAST-it janë të qëndrueshme ndaj temperaturave të larta të stinës së verës, ajrit të lagesht me krypë që vjen nga deti dhe në mënyrë perfekte i rezistojne korodimit. Dyert/dritaret e LIDERPLAST janë padyshim zgjedhje e duhur për ndërtimet në teritoret afër zonës detare por edhe më larg.
Ndërtimi i një shtëpie pasive - e cila konsumon sasinë minimale të mundshme të energjisë - arrihet me dritaret PVC. Ata ndihmojnë për të maksimizuar kursimet e energjisë prandaj edhe gëzojnë një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Me një konsum vjetor prej 15 kWh të energjisë ngrohëse (ekuivalent me 1.5 litra naftë) për metër katror të hapësirës së jetesës, shtëpia pasive aktualisht promovon mënyrën më efektive të kursimit të energjisë. Me fjalë të tjera, shtëpia pasive konsumon 75% më pak energji ngrohëse se sa një ndërtesë e re, dhe 90% më pak se një ndërtesë konvencionale. E gjithë kjo është e mundur kur një numër pikash të bashkëveprojnë në mënyrë korrekte: lustrim i trefishtë, ventilim i mbuluar me rimëkëmbjen e nxehtësisë dhe një dizajn inteligjent i dritareve shumëdhomësh. Vetëm këshilla të shëndosha dhe një montim profesional Ju sigurojnë një nivel të lartë suksesi për një shtëpi pasive.
Normalisht, vjedhësit kanë nevojë vetëm disa minuta për të hyrë në një shtëpi: kryesisht përmes dritareve, dyerve të ballkoneve ose dyerve të tarracës. Mundësia për ti ndalur ato është me instalimin e sistemeve ultra-moderne të sigurisë. Bashkë me dyert/dritaret LIDERPLAST përdoren tipet e mekanizmave të sigurisë sipas standardeve WK dhe ato klasifikohen në: WK1 - mbrojtje nga hyrja përmes forcës fizike; WK2 - mbrojtje nga hyrje përmes mjeteve fizike; WK3 - mbrojtje nga hyrja përmes mjeteve speciale.